Berisha mëson SHBA-në si të luftojë korrupsionin, sulmon Yuri Kim: Mos u sill si sekretare ideologjike e PS dhe mos inkurajo prokurimet direkte

26 Janar 2022, 19:35

Edhe pse vetë u fut në listën e zezë të SHBA pikërisht për korrupsionin që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në qeverisje të vendit, Berisha ka vendosur "t'i jap leksione" ambasadores Yuri Kim duke i rekomanduar që në vend që të inkurajojë prokurimet direkte, duhet të këmbëngul në tenderat e hapur.