Berisha ‘ndërpret’ seancën dhe kërkon strehë për gardistët e parlamentit: Të mos rrinë në shi te dera

9 Maj 2022, 20:06 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 20:06

Ish-kryeministrin Sali Berisha ka ‘ndërprerë” seancën parlamentare për të kërkuar një strehë për gardistët e parlamentit.

“Ka një grup të gardës që rrinë në shi te dera dhe nuk u bëhet një strehë që të rrinë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale. Gazetarët kanë një strehë aty dhe është shumë mirë, por edhe rojeve te dera u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”, tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com