Berisha në ‘foltore’ me shqiptarët Itali: Po të mos ishte antimafia italiane, Tahiri do të ishte zv.kryeministër

18 Shtator 2022, 17:50

Në një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për antimafien italiane duke thënë se kanë kontribuar në betejën kundër mafies shqiptare. Duke iu referuar arrestimit të ish ministrit Saimir Tahiri, thotë se nëse nuk do të kishin bërë të mundur përfshirjen e tij me grupin Habilaj, do të ishte aktualisht zv.kryeministër.