Berisha në Libohovë: Një mësuese me karrierë 30 vjeçare u pushua nga puna se s’i shërbeu qeverisë

8 Tetor 2022, 13:17

Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë, lidhur me keqmenaxhimin e krizës ekonomike që ka prekyur vendet, duke u ndalur specifikisht te energjia elektrike. Ai thotë se Shqipëria ka kapacitet për të prodhuar energji elektrike më shumë nga sa konsumon, por Berisha thotë se një gjë e tillë nuk ndodh.