Berisha në Pallatin e Sportit në Shkodër! Të pranishëm në takimin e tij me demokratët edhe Voltana Ademi dhe Bardh Spahia

16 Janar 2022, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2022-01-16 14:36:39

Ish-Kryeministri, Sali Berisha e njoftoi që pasi doli nga Prokuroria e Tiranës takimin e sotëm në qytetin e Shkodrës me mbështetës të tij demokratë, duke nënvizuar se revolucioni nuk do ndalet. Duke filluar nga ora 11:00 në Pallatin e Sportit të kryeqendrës së Veriut, Berisha do të vazhdojë takimet me njerëzit pasi hoqi dorë përkohësisht nga marrja me dhunë e selisë së PD, pas asaj që ndodhi më 8 janar.