Berisha në protestë për të marrë PD! Ka përplasje, militantë të Ish-Kryeministrit tentojnë të qëllojnë mbështetësin e Bashës, s'lejohet të futet në Seli! RENEA, Garda dhe policia në gatishmëri

8 Janar 2022, 10:58 | Përditesimi: 8 Janar 2022, 19:51

Protesta e thirrur nga Berisha do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen militantë për të hapur më pas dyert e 'shtëpisë së demokratëve', sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se protesta do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë. Është vënë re se oborri i PD është i mbushur me makina dhe shikohet si një tjetër masë për të penguar mbështetësit e Berishës. 

    r.k./Shqiptarja.com