Berisha nga protesta: Të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm që i shfrytëzoi gjer në palcë Rilindja

8 Shkurt 2025, 19:38 | Përditesimi: 8 Shkurt 2025, 19:38

Nga protesta, Sali Berisha tha se PD po bën gjithçka që opozita të bashkohet në një front për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Një thirrje për bashkim e kishte për të gjitha ato parti, që sipas tij, e ndjenë veten opozitare. Ndërsa tha se presin në PD edhe socialistët e ndershëm që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës

r.k./Shqiptarja.com