Berisha ‘Non Grata’, ambasadori britanik për Report Tv: Personat në ‘listën e zezë’ s’do ruajnë as paratë në Mbretërinë e Bashkuar

2 Shtator 2022, 18:57

Politikanët “Non Grata” jo vetëm që do pengohen të hyjnë në Britani, por atyre nuk do t’u lejohet të ruajnë paratë e tyre në këtë vend. Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith. Në një intervistë për Report Tv, ambasadori u bërI thirrje të rinjve shqiptare të mos bien pre e trafikantëve pasi ata nuk do pranohen në Britani.