Në betejën e tij për të rimarrë drejtimin e PD, Berisha i dha një mesazh të prerë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar intervistës së tij në Bruksel, për të cilin opozita ka kërkuar mocion për debat në parlament dhe marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiç dhe Recep Tayip Erdogan, Berisha tha:
“ Tani del e thotë në Bruksel se nëse nuk ua japin sepse do ndryshojnë drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar, vetëm BE. Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat.”