Berisha prezanton kandidatët e tij për 6 bashkitë edhe si përfaqësues të LSI: Do dalim në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë'! Reagon PD: Koalicion ‘Non Grata’! LSI: Deputeti Basha i tmerruar

31 Janar 2022, 15:51 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 15:51

Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Teksa ka prezantuar sot 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 6 mars Berisha tha se këto kandidatë do të mbështeten padiskutim nga LSI por edhe nga forcat e tjera politike. Ish-Kryeministri u shpreh se koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'.

    AV/Shqiptarja.com