Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, punon në Britani! Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit në Himarë

5 Gusht 2022, 13:46

Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase. Në konferencën për mediat, Berisha tha se pronari i skafit ishte Adhurim Kushi që punon në Britani dhe atje bën blerjet e skafeve. Ndërsa për Arjan Tasen thotë se nuk plotësonte kushtet për rikthimin në detyrë, por kishte lidhje të forta me ministrin Bledi Cuci dhe ministren Mirela Kumbaro.