Berisha: Qytetarët arrestohen për një kotec, oligarku Salillari ndërtoi pallatin 10-katësh pa leje! Dje mori si shpërblim tender 8 mln euro

27 Shtator 2022, 21:37

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se ka lejuar ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje nga Salliari. Nga takimi me qytetarët në Gramsh, Berisha tha se qytetarët janë arrestuar për kotece pulash pa leje, duke iu referuar rastit në Vlorë, por ndërkohë oligarkëve nuk u ndodh asgjë. Berisha thotë se Sallillari mori dje tender nga qeveria 8 mln euro.

“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.”, tha Berisha.

  •