Berisha: Rama takohet periodikisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte

9 Gusht 2022, 21:46

Në takimin me ekspertët, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës. Sipas tij, Rama takohet vazhdimisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte.

“Po ndalem këtu jo se mund të ndryshojë kursi i kësaj qeverie, por për tu thënë qytetarëve që potenciali i ndryshimeve drastike, të thella dhe të menjëhershme në këtë fushë është ekziston, është i plotë e i mundshëm. Këtë premtojmë ne, sepse jemi në një betejë me këtë qeveri. Mirë ju thonë qytetarët jeni në betejë, por çdo bëni kur të vini. Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 milion ton naftë.

    No videos found.