Berisha: Shkatërrimi i infrastrukturës digjitale erdhi nga hakera iranianë, nga vetë qeveria, rusë dhe serbë! Këtë ma thonë burimet e mia shumë serioze

23 Shtator 2022, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2022-09-23 12:39:07

Sali Berisha e ka treguar edhe kësaj herë se një apo disa burime, edhe pse jo me fakte konkrete i dëshmojnë të dhëna për ngjarjet më të rëndësishme në vend. Duke folur për sulmin kibernetik në Shqipëri, Berisha nga burime shumë serioze, tha se sulmi vjen nga hakerat iranianë, vetë qeveria, rusët dhe serbët. Se cilat burime ja vërtetojnë Berishës për sulmin kibernetike ish kryeministri preferoi të ndalej, thjesht siguroi se janë shumë serioze.