Berisha takim me fermerët: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur do falimentojë fermat tona! Rruga e vetme, greva

18 Gusht 2022, 14:25

Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerët, për të diskutuar problematikat e bujqësisë në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk po e trajton mirë sektorin e bujqësisë, sektor ky që e ka domosdoshëm subvencionin.