Berisha: Të miratohet një rezolutë që dënon gjuhën e dhunshme të Ramës ndaj vajzave

31 Mars 2022, 13:05 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 13:05

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, Sali Berisha kërkoi të të replikonte, por nuk u lejua nga Ermonela Felaj. Jashtë Kuvendit, ai kërkoi miratimin e një rezolute që dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj grave, duke ju referuar sjelljes së tij të mbrëmshme ku refuzoi t’i përgjigjej gazetares duke e çuar për riedukim.

 

r.k./Shqiptarja.com