Berisha thirrje gazetarëve: Denoncoj shkeljet, të bëjmë një aleancë të re për transparencë të plotë! AMA, institucion i censurës

23 Maj 2022, 12:57

sh-kryeministri Sali Berisha foli në Kuvend për raportin e AMA-s duke thënë se Rama dhe 'peng Basha' emëruan njerëzit e tyre të besuar në krye të institucionit. Ndër të tjera e cilësoi AMA-n istitucion censure që duhet të jetë më i pavarur.

"Sot debatohet për një institucion, i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë në ekzistencën e tij, Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi, megjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institucioneve ndërkombëtare që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm, ndaj dhe nuk ia vlen t'i kushtosh as dhe një minutë më shumë institucionit të AMA, por do të ndalem në gjendjen dramatike për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri", tha Berisha.

    No videos found.