Berisha thirrje sindikatave: Ngrihuni në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur

28 Shtator 2022, 20:13

Sali Berisha iu ka bërë thirrje sindikatave që të ngrihen në grevë.

“Të ngrihemi në greva të përgjithshme, këto janë realisht mekanizmi më civil, më efikas i betejës në një regjim, kështu do mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta pasi të kombinojmë grevat e sindikatave me protestat e politikës, ky është një regjim i kalbur, do i ndërmarrim sa më parë”, tha Berisha.