Berisha u bind për financimet ruse të PD, tani sigurohet për Ramën: E ka ditur të kujt ishin! Basha të mos mendojë se do mbyllet ky problem! Dil e sqarohu

23 Shtator 2022, 13:58

Para një jave, në konferencën e përhershme me gazetarët Berisha u bind se financimet ruse ishin në PD në kohën e Lulzim Bashës dhe se si kishte rënë pre e një gënjeshtre të madhe të skenuar nga ish kreu i PD. E ndërsa sot, sigurohet që këtë skenim ta ketë berë edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij ka qenë në dijeni të çfarëdolloj lëvizjeje të Bashës dhe se ka bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar.