Berisha zhvendos ‘Foltoren’ në Vlorë, i bashkohen Bujar Nishani, Dashamir Tahiri dhe Bujar Leskaj

25 Shtator 2021, 18:06

‘Foltorja’ e Sali Berishës është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht.

Me synimin për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe për të nisur një referendum për anulimin e vendi it për përjashtimin nga grupi i PD, Berisha ka mbledhur militantët e tij në Vlorë.