Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës duke i kujtuar që Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë pas hekurave. Sipas Berishës, ata e thërrasin që të shkojë atje, ndërsa shton se Ramën e ka kapur “psikoza e vdekjes” dhe i garanton se opozita do t’i sjellë vdekjen politike.
"Bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe cdo natë e thërrasin eja tek ne. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di që është kapur në flagrancë duke vjedhur mandate në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve.
Ai përfytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur. Për të gjitha këto i them se je i pashpresë, e garantoj që opozita vdekjen politike do ia garantojë 100%. Së fundmi do të dal t’i kërkoj ndjesë shqiptarëve se ka menduar që qëndron mbi ligjin kudo që shkon", tha Berisha.