Beteja për kreun! A do të ‘lëkundet’ karrigia e Bardhit?! Cili nga nënkryetarët do të drejtojë grupin e PD-së (EMRAT që përfliten)

15 Gusht, 09:30 | Përditesimi: 15 Gusht, 09:30

Parlamenti i ri do të diktojë një sërë lëvizjesh në radhët e PD. Një betejë influencash, duket se po zhvillohet për të ndikuar zgjedhjen e kryetarit Berisha për drejtimin e ardhshëm të grupit parlamentar. Gazmend Bardhi synon të mbajë sërish kreun, por në garë mësohet të jetë dhe nënkryetari tjetër i partisë, Luçiano Boçi. Ndërsa në skenarët për numrin dy të parlamentit, dëshira e Agron Gjekmarkaj për ta ruajtur postin, rrezikon të përplaset me synimet e mundshme të Oerd Bylykbashit.

I.M/Shqiptarja.com