'Beteja' për taksat, eksperti Çoçoli: Taksa e sheshtë favorizon monopolet, progresivja mbron vendin

18 Shkurt 2021, 22:06 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 09:23:10

Në prag të fushatës elektorale, kur edhe palët politike kanë nisur shpalosjen e programeve, taksa progresiste apo ajo e sheshtë është në qendër të dilemave se cila është e duhura për ekonominë. Në studion e Report Tv, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli të dyja taksat kanë rreziqet e veta për ekonominë, por ajo progresiste frenon rënien e ekonomisë, ndërsa mbron shtresën më të ardhura më të ulëta. "Progresistja zbatohet nga vendet e zhvilluara, mbron shtresat e ulëta, mbron një vend nga rënja ekonomike dhe sjell të ardhura më shumë, mbron vendet nga kriza" - tha Çoçoli. Por ndërsa opozita akuzon shumicën socialiste për favorizim të të ashtëquajturve oligarkë, eksperti thotë se është taksa e sheshtë ajo që zhvendos barrën fiskale nga të pasurit drejt shtresës së mesme dhe të varfër. “Taksa e sheshtë nuk mbështet rritjen ekonomike, krijon monopole dhe oligopol, zhvendos barrën fiskale nga të pasurit tek shtresa e mesme dhe e ulët, rëndon bizneset e vogla, dëmton konsolidimin e buxhetit, dëmton rritjen e pensioneve. Kontributi i të ashtëquajturve oligarkë në buxhetin e shtetit më i lartë me taksën progresiste” - tha Çoçoli. Në studion e Report Tv, Fatos Çoçoli sqaron se taksa progresiste rrit numrin e bizneseve të mesme, ndërsa e bën thujse të pamundur që një biznes ti shpëtojë syrit kontrollues të shtetit.