Betohen 19 të huaj marrin shtetësinë shqiptare! Veliaj: Të bashkohemi në diversitet

28 Mars 2022, 14:06 | Përditesimi: 28 Mars 2022, 14:06

19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.

r.k./Shqiptarja.com