Betohet Bajram Begaj, Presidenti i 8 i Shqipërisë post komuniste! Në 19:30 Meta i dorëzon detyrën! ‘Rithemelimi’ bojkoton

24 Korrik 2022, 18:07

E sotmja do të jetë dita e fundit e Ilir Metës në Presidencë! Duke filluar nga ora 19:30 Bajram Begaj merr detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme! Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit. Ndërkohë që në orën 19.30 ëshjtë parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.