Betohet Presidenti Bajram Begaj, merr detyrën: Interesi i vendit udhërrëfyesi im i vetëm, duhet unitet! Siguria kombëtare, një prioritet gjatë mandatit tim (VIDEO)

24 Korrik 2022, 20:35 | Përditesimi i fundit: 2022-07-24 22:03:41

Bajram Begaj është betuar në parlament si presidenti i ri i Shqipërisë. Në postin e kreut të shtetit do të zëvendësojë Ilir Metën. Ndërkohë që në orën 19.30 është parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.