Bie me 8 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri më 21 mars, dje ishte 211 lekë! Edhe benzina më e lirë, 206 lekë për litër

16 Mars 2022, 10:49

Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Rama në Facebook.  Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme nga një vendim i Bordit të Administrimit të Karburantit. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër