Uji në Liqenin e Fierzës po pakësohet çdo ditë e më tepër. Thatësia e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar drejt kuotave minimale liqenin.
Në sfond, duken rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat nuk janë parë 2017. Kurse rënia drastike ka lënë pas bregun e gërryer. Liqeni duket si një moçalishte.
















