Bie niveli i Vjosës, tokat bujqësore nën ujë, shtëpitë 'nën pushtetin' e baltës!

13 Dhjetor 2021, 10:52 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 20:22

TIRANË- Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha! Shtëpitë në Fier janë 'nën pushtetin' e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Ndërkohë, në qarkun e Korçës, bora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm. Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.

r.k./Shqiptarja.com