Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune

17 Tetor 2021, 13:17

Katër turistët rusë, pjesë e njëjtës familje janë gjetur të pajetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin 'Gloria' në Qerret. Prokuroria e Kavajës sqaroi për Report Tv se në trupin e viktimave s'ka shenja dhune ndërsa asnjë prej tyre s'është gjetur i asfiksuar brenda saunës. Ndër provat e grumbulluara prokuroria ka marrë pamjet filmike të hotelit, listën e pushuesve si dhe mostrat e ujit nga pishina dimërore.