Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati, raporton gazetari i Report Tv, Elvis Hila.
Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur.















