Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, bardhësia 'pushton' zonën e Panaritit

14 Tetor 2021, 08:47 | Përditesimi: 14 Tetor 2021, 14:01

KORÇË- Flokët e para të dëborës kanë trokitur në xhamat e shtëpive në Korçë. Zona malore e Panaritit është zgjuar këtë mëngjes nën madhështinë e bardhësisë. Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, ku tashmë termometri ka shënuar 3 gradë celsius.

Dëborën e parë për këtë vit nuk e ka pritur vetëm Korça, por reshje bore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

r.k./Shqiptarja.com