Bino: Rritje e numrit të vaksinimeve të kryera gjatë kësaj jave! Gjirokastra dhe Delvina me mbulesën më të mirë vaksinale

22 Shtator 2021, 12:26

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta. Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.