Bistrit iu ‘çliruan’ 1 mln euro pasuri/ SPAK kundër GJKKO-së, do ankimojë edhe lirimin nga qelia: Të dënohet edhe për pastrim parash e korrupsion

19 Nëntor, 16:59 | Përditesimi: 19 Nëntor, 16:59

SPAK kishte kërkuar 9 vite burgim për Bistrin, por GJKKO e dënoi me 3 vite burg vetëm për zbulim të akteve sekrete. Ish-polici u shpall i pafajshëm nga akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dje GJKKO i çliroi 1 milionë euro të sekuestruara Bistrit por vijon bllokimi i 36 pasurive 3.1 milionë euro, si pjesë e një hetimi bazuar në ligjin “Antimafia”.

    I.M/Shqiptarja.com