Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet në Tiranë Kumrie Zika, policia: Janë dokumentuar 5 raste

20 Shtator, 17:57 | Përditesimi: 20 Shtator, 17:57

E shpallur në kërkim, 39-vjeçarja Kumrie Zika u vu në pranga nga Forca e Posaçme "Shqiponja" në ambientet e një lokali në Tiranë. Sipas Policisë, ajo dyshohet se kishte përdorur të njëjtën mënyrë veprimi në disa biznese të kryeqytetit, ndërsa deri më tani janë dokumentuar pesë raste vjedhjesh.

E.H/Shqiptarja.com