Duket si një shqiptar tradicional, por ky është Bjorn Edgar, 78 vjeç nga Suedia. Kontakti i parë me Shqipërinë në vitin 1971, e lidhi aq shumë me vendin tonë, saqë i premtoi vetes që nuk do të reshte kurrë së vizituari...
"Erdhëm grup turistësh por premtova që nëse Shqipëria hapet do vija prapë. Një gjuhë është si një çelës që hap vendin, hap derën, mund të bisedoj me njerëzit, mund të lexoj...", thotë ai.