Bledi Strakosha flet pas shërimit nga covid-19

2 Shtator 2020, 10:56

Bledi Strakosha ëshë një ndër moderatorët më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të deklaratave të tij në lidhje me tradhëtinë por edhe për shkak të infektimit nga Covid-19. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Bledi u shpreh se tashmë është shumë mirë nga ana shëndetësore, ndërsa tregoi më tepër rreth eksperincës së tij me Covid-19:

‘’ Gjendja ime është e mirë, ka qenë përgjthësisht e mirë, unë Covidin e kalova e në fund të korrikut, pra më filluan simptomat e para nga data 25-26 korrik, më zgjati po themi një javë, pak a shumë me ato simptomat e forta të miksuara mes gripit dhe të ftohurit, simptoma që herë të linin të qetë e herë të riktheheshin sic ishin më përpara. Ishte një periudhë e vështirë, duke qenë se Covidi është një virus me shumë të panjohura që gjithmonë të krijonë një gjendje ankthi se si do të jetë turpi yt një orë më vonë apo një orë më pak’’ u shpreh ai, ndërsa tha që tashmë është i shëruar.