Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka të mbushura me perime / Qofte me presh dhe nenexhik / Reçel me ftonj.
Menopauza është një fazë natyrale në jetën e çdo gruaje, por shpesh shoqërohet me ndryshime në trup, si shtimi i peshës dhe vështirësia për të ruajtur formën fizike. Megjithatë, me qasjen e duhur dhe pak përkushtim, është plotësisht e mundur të riktheni energjinë dhe të ndiheni mirë në trupin tuaj. Në “Rreze Dielli”, trajnerja personale Matilda Çaushi, na tregon disa nga ushtrimet më efektive që mund të realizohen lehtësisht në shtëpi, duke u fokusuar tek barku, krahët dhe këmbët. Një demostrim praktik dhe motivues për të gjitha gratë që duan të mposhtin kilet e menopauzës dhe të ndërtojnë një stil jetese më të shëndetshëm.





















