Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel & Patate frikase.
Sara Pjetraj është financiere me profesion, por prej disa vitesh i është përkushtuar një arti të veçantë: dekorimit të vezëve, një traditë e trashëguar nga nëna e saj e ndjerë. Dikur ishte një pasion që e ndanin bashkë, nënë e bijë, duke krijuar jo vetëm zbukurime, por edhe kujtime të paharrueshme. Sot, Sara e vazhdon e vetme këtë rrugë, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe kujtimin në art. Çdo vezë që ajo dekoron nuk është thjesht një element estetik, por mbart një histori, një emocion dhe një lidhje të thellë shpirtërore me të shkuarën. Ajo vjen në studion e “Rreze Dielli” për të rrëfyer historinë e saj prekëse, për të ndarë me publikun këtë trashëgimi të rrallë familjare, por edhe për të zbuluar disa nga sekretet e ngjyrosjes dhe teknikave që i japin jetë këtij arti kaq të veçantë.
Edhe nëse jeni 70 vjeç, kjo recetë e fuqishme me majdanoz për kolagjen mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket dukshëm më e re brenda natës! Majdanozi është një nga përbërësit natyralë më të mirë për kujdesin kundër plakjes së lëkurës. Ai ndihmon në reduktimin e rrudhave, përmirëson elasticitetin e lëkurës, shtrëngon lëkurën e varur dhe hidraton thellësisht fytyrën. Kur aplikohet në mënyrë të jashtme, lëngu i majdanozit ushqen lëkurën, zbut vijat e imta dhe ndihmon për një ngjyrë më të ndritshme dhe të njëtrajtshme. Në “Bëje vetë” Niki dhe Stela përgatisin një maskë natyrale për fytyrën me majdanoz për stimulimin e kolagjenit që ndihmon për një lëkurë të ndritshme dhe pa rrudha. Gjithashtu vajzat realizojnë dhe një scrub të thjeshtë për trupin duke përdorur rozmarinë, sheqer dhe vaj kokosi. Ky kombinim jo vetëm që ndihmon në pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës, por gjithashtu e ushqen atë dhe i jep një ndjesi freskie dhe butësie natyrale.





















