GJIROKASTËR- Blegtorët e tre qarqeve të jugut Gjirokastër, Fier e Vlorë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat Bashkia Dropull, pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare.
Ata kanë kërkuar një zgjidhje emergjente për mbijetesën e të imtave dhe produkteve të tyre pasi në kushtet aktuale, sipas tyre është shumë e vështirë. Blegtorët i kanë dërguar një peticion ministres së bujqësisë Frida Krifca për të zgjidhur cështjen e subvencionimeve pasi shprehen se çmimi i qumështit që ata shesin tek të tretët, është më i lirë se i ujit. Në kushtet kur janë rritur apo dyfishuar çmimet e jonxhës, apo dhe preparative të tjera bujqësore e ushqimore tek të imtat, kjo duhet të reflektojë edhe tek rritja e çmimit të qumështit te prodhuesit e nënprodukteve të tij, por nga sa mësohet deri më tani kjo ka munguar pasi çmimi është fiksuar tek 100 lekë për litër.

















