20 punonjës të Call Center në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë biznesmenë dhe administratorë të Call Center, por edhe punonjës të tyre.
Arrestimi i tyre nga SPAK është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformës Forex mashtruan gjermanët duke u vjedhur 5 milionë euro. Aktualisht operacioni po zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës, ndërsa urdhër arresti është dhënë edhe për 2 të tjerë.


















