Bllokimi i kardiologjisë, Ministrja: Shërbimi s'është ndërprerë për rastet e emergjencës, kemi marrë masa për pajisjen me materiale mjekësore

10 Janar 2023, 12:47

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu ka reaguar mbi denoncimin e deputetit demokrat Tritan Shehu se prej një muaji kardiokirurgjia në QSUT është e bllokuar pasi mungojnë materialet për operacione në zemër siç janë oksigjenatorët. Në konferencën për mediat, Manastirliu tha se ky shërbim nuk është ndërprerë për asnjë moment për rastet e urgjencës. Ajo theksoi se janë marrë masat për të furnizuar këtë repart me të gjitha materialet e nevojshme.