Bllokohet qarkullimi në Shelegar të Sarandës, kryeplaku: Përmbytjet shkak i ngushtimit të urës! E kam ngritur si problem po asnjë nuk e ka vënë ujin në zjarr

19 Nëntor, 11:36 | Përditesimi: 19 Nëntor, 11:36

Moti i keq ka sjellë bllokimin e qarkullimit në fshatin Shelegar të Sarandës. Sipas kryeplakut të këtij fshati shkak i përmbytjeve të tilla është ngushtimi i urës.

Ilmi Beduli thekson edhe pse e ka ngritur disa herë si problem asnjë nuk e ka marrë në konsideratë.

“Kemi përmbytje tej mase, për shkak të ngushtimit të urës. Ndërtohen objekte mbushen me baza lumi nga të dyja anët dhe shiko si është situata sot. E kam ngritur disa herë si problem zgjerimin e rrugës dhe asnjëri nuk e ka vendosur ujin në zjarr”, thotë Ilmi Beduli

r.k./Shqiptarja.com