Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e momentit kur ka bllokuar velierën. Mediat italiane shkruajnë se ishte një operacion i vërtetë, ku u arrit bllokimi i kalimit nga Shqipëria në Salento të një ngarkese me 153 mbështjellës celofani, të përmasave të ndryshme, me lëndë narkotike dhe të ngjeshur në një anije me vela.