Tavë kasapi Gjakovare nga zonja Mirela

26 Nëntor, 11:39 | Përditesimi: 26 Nëntor, 11:39

Tavë kasapi Gjakovare

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • ½ kg muskuj viçi
  • 1/2 kg mish i grirë
  • 1/2 kg qepë
  • 1/2 kg karrota
  • 1/2 kg speca
  • 100 gr hudhër
  • 2 kg patate
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Spec djegës

Përgatitja:

Bashkojmë në një enë të madhe qepët, specat, karrotat, vajin, hudhrat dhe mishin e grirë, shtojmë koncentrat perimesh, piper te zi, piper te kuq, spec djegës. I vendosim në tavë balte, vendosim sipër copat e mishit, e përziejmë dhe anash vendosim patatet. I marinojmë me erëza, shtojmë pak ujë dhe vaj, e mbulojmë me letër furre dhe e vendosim të piqet për 2 orë me temperaturë 200° në furrë të parangrohur. E heqim letrën e furrës edhe e lëmë edhe 30 minuta sa të marrë faqe mishi edhe patatet.

MC/Shqiptarja.com