Qifqitë e Gjirokastrës
Përbërësit:
- 400 g oriz Gold i zierë
- 2 vezë Ovvital
- 100 g djathë
- 1 lugëz mëndërz
- Piper i zi
- Kripë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Bashkojmë në tas orizin e zier, vezët, djathin e thërmuar , erëzat dhe kripën. Formojmë qofte të vogla sa madhësia e gropave të tiganit që e kemi nxehur paraprakisht edhe lyer me vaj. I skuqim me kujdes nga të dyja anër derisa të marrin një kore të bukur.




















