Recetë arbëreshe “Tepsi” - Byrek i hapur
Përbërësit për brumin:
- 500 gr miell Ola
- 4 lugë vaj ulliri
- 250 ml verë
- Kripë
- Për mbushjen:
- 1 qepë
- 1 kg spinaq
- 1 filxhan oriz Gold
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Në vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë spinaqin dhe orizin, e lëmë të ftohet. Brumin e ndajmë në dy pjesë, shtrojmë petën e parë, hedhim mbushjen, shtrojmë petën e dytë, me thike presim një drejtkëndësh sepse duhet të rrijë e hapur të avullojë. Formojmë zbukurime e lyejmë me qumësht dhe e pjekim në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.




















