Bordi i Administrimit të Karburanteve vendos: Nafta 217 lekë deri më 15 mars! Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin (Vëzhgimi i Report Tv)

12 Mars 2022, 15:24

Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend.