Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së naftës? Ibrahimaj: Ju sfidoj t’i vërtetoni akuzat

15 Nëntor 2022, 11:57

Në një konferencë për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Financave është pyetur nga gazetarët nëse Bordi i Transparencës është duke favorizuar kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve dhe mos reflektimi në çmimet e bursës. Ibrahimaj sfidoi që të vërtetoheshin akuzat.

“Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve. Së shpejti do të bëhet një vit që po operon. Ju sfidoj që të vërtetoni atë që mediat kanë thënë në raste të përsëritura. Në bazë të interesave që në fakt janë inekzistente. Që në fillim të operimit të bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme. E kemi ulur marzhet ndjeshëm më shumë se gjysmën e marzhit. Çmimet e bursës…ndërsa i referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme nga çmimet e bursës nga e cila kompanitë shqiptare tregtojnë. Është edhe ecuria e kursit të këmbimit, që ju se merrni parasysh, hidrokarburet tregtohen në dollarë, leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit që kalkulohet çdo ditë. Në një rast, çmimi u rrit, dhe kursi i  këmbimit ishte favorizues… kur bëhet një analizë duhet bërë në të gjitha komponentët e saj.”- tha ministrja.