Borell pas takimit me ministrat e jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë! Situata aktuale jo e qëndrueshme, 'dhuratë' për Moskën

16 Maj 2022, 22:23

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze. Sipas tij, ky vendim duhet të merret sepse nëse do të jetë një përgjigje negative, atëherë do të ishte një avantazh për Moskën.